Sport

Interi ruan “bizhuteritë” e kurorës: Lautaro, Dimarco dhe Mkhitaryan do të rinovojnë…

Zyrtarizimi i kontratave të reja pritet në fund të vitit

15 Dhjetor 2023, 16:37 Nga DOSJA

Interi ruan “bizhuteritë” e kurorës: Lautaro, Dimarco dhe

ITALI - Në luftën për të fituar ‘scudetton’ dhe gjithashtu me një vend të garantuar në raundin e 16-të të Champions League, Interi punon edhe jashtë fushës për të ofruar kushtet më të mira për Simone Inzaghi. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, tre lojtarë kanë qenë thelbësorë për zikaltërit e Milanos, të cilët do të shpërblehen me lidhje të reja.

Në rastin e golashënuesit argjentinas, Lautaro ka 16 gola në 21 ndeshje këtë sezon, kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 dhe kampioni i botës do të shkojë nga 6 milionë euro që fiton aktualisht në një nivel pak më të lartë, afër 10 milion.

Mbrojtësi i krahut italian Dimarco, tre gola dhe katër asistime në 16 ndeshje, gjithashtu luan një rol udhëheqës në manovrimin e ekipit, duke i dhënë thellësi të madhe veprimeve dhe gjithashtu do të rinovojë deri në vitin 2028: paga e tij do të kalojë 2.2 milionë euro në 3.8 milionë euro në vit, sipas “La Gazzetta”.

Në rastin e Mkitharyan, mosha e armenit (34 vjeç) kërkon kushte të ndryshme: kontrata aktuale përfundon në fund të sezonit dhe do të zgjatet, saktësisht në të njëjtat kushte (rroga 4 milion €) për një vit, me një sezon tjetër si opsion.

Rinovimet do të zyrtarizohen shumë shpejt, mundësisht brenda këtij viti kalendarik, garanton e përditshmja transalpine.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll