Sport

Angelos Postecoglou i ka shkruar një letër Santa Claus-it dhe po pret janarin, për një transferim në Tottenham - Shikoni videon

Trajneri greko-australian i Tottenhamit kishte “oreks” për humor

15 Dhjetor 2023, 18:41 Nga DOSJA

Angelos Postecoglou i ka shkruar një letër Santa Claus-it dhe po pret

ANGLI - Afati i transferimeve dimërore po afron dhe të gjitha skuadrat e futbollit janë duke përgatitur lëvizjet e tyre për të forcuar veten, përpara pjesës së mbetur të sezonit.

Tottenham do të bëjë të njëjtën gjë. Skuadra londineze që filloi në mënyrë fantastike Premier League, është në vendin e 5-të, madje ëndërron një titull dhe sigurisht një dalje në Champions League të periudhën e re.

Ai që do të vendosë, nëse do të ketë transferime te Spurs, është Angelos Postecoglou. Trajneri greko-australian u pyet për çështjen e mbështetjes dhe u përgjigj me humor dhe diplomaci:

“Shiko, unë i kam shkruar letrën time Babagjyshit, si fëmijët e mi, dhe tani mbetet për t’u parë nëse kam qenë fëmijë i mirë apo i keq, për të parë se çfarë do të marr në fund”.

Ne presim të shohim se çfarë do të vendosë Santa Claus për Tottenham…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll