Sport

Kompania tani nxjerr në treg patatina, me imazhin ylli argjentinas Leo Messi…

Pija tradicionale në shumë vendeve të Amerikës Latine, tani edhe në patatet e skuqura, të paktetuara me imazhin e kampionit të botës

15 Dhjetor 2023, 18:28 Nga DOSJA

Kompania tani nxjerr në treg patatina, me imazhin ylli argjentinas Leo

ARGJENTINE - Një kompani që prodhon patatina dhe është nga sponsorët e mëdhenj të Argjentinës dhe gjithashtu të Champions League, nxorri në treg ​​patatina me shijen e pijes “mate”, me imazhin e yllit argjentinasin Lionel Messi, që mori përsipër t'i promovonte ato përmes Instagramit të tij. “Pleshti” ngarkoi paketimin me shijen e re, ku pyet nëse njerëzve u pëlqen. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Kampioni argjentinas i botës, i cili së fundmi fitoi “Topin e Artë” të 8-të në karrierën e tij, është një fans i madh i pijes në fjalë dhe në shumicën e fotove të jetës së tij jashtë fushave, ajo nuk i ndahet. 

“Mate”, ose yerba mate, është një pije tradicionale e Amerikës së Jugut. Vjen nga një kaçubë, ose pemë e vogël, që gjendet në Argjentinë, Paraguaj, Brazil dhe Uruguaji. Gjethet e shkurreve thahen, grimcohen për të krijuar një pluhur të trashë të quajtur yerba (bar), më pas hidhet në ujë të nxehtë. “Mate” ka vetitë e çajit, forcën e kafesë dhe aromën e çokollatës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll