Sport

Klinikës mjekësore të “Bluve” i shtohen edhe 3 pacientë të rinj, shkon në 12 numri i të padisponueshmëve për Pochettinon...

Chelsea me një listë të gjatë të lojtarëve të dëmtuar

15 Dhjetor 2023, 16:00 Nga DOSJA

Klinikës mjekësore të “Bluve” i shtohen edhe 3

ANGLI - Lajm i keq për Mauricio Pochettino, duke shtuar rezultatet mediokre që ka arritur skuadra, e cila tani e lë atë në vendin e 12-të, shumë modest në Premier League. Këtë të premte, Chelsea përditësoi raportin klinik, ku janë shtuar tre lojtarë të rinj (të gjithë të dëmtuar nga përplasja me Everton të dielën e kaluar) jashtë llogarive të trajnerit argjentinas.

Portieri spanjol Robert Sánchez, mbrojtësi i djathtë anglez Reece James dhe mbrojtësi i majtë spanjol Marc Cucurella po vuajnë nga probleme fizike me gjurin, kofshën dhe kyçin e këmbës, dhe do të jenë jashtë opsioneve të Pochettino në javët e ardhshme. Për më tepër, në rastin e Reece James tashmë dihet se ai nuk do të luajë më përpara shkurtit.

Prandaj, tani janë 12 lojtarë që Chelsea nuk do të mund të llogarisë për të pritur Sheffield United, të shtunën: Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Christopher Nkunku dhe Malo Gusto, Roméo Lavia, Noni Madueke, Lesley Ugochukwu, Wesley Fofana, Carney Chukwuemeka,

Nga kjo listë e gjerë, vetëm dy të fundit (Gusto dhe Nkunku) janë afër rikthimit, pasi tashmë po stërviten pa kufizime me pjesën tjetër të skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll