Sport

Agjenti i De Jong 'akuzon' shtypin spanjol: "Është krejtësisht e rreme dhe absurdi më i madh që është përhapur ndonjëherë"...

Ali Dursun mohon diskutimin me Deco dhe garanton se mesfushori holandez humbi ndeshjen kundër Antwerp, sepse ishte i sëmurë.

15 Dhjetor 2023, 14:16 Nga DOSJA
Agjenti i De Jong 'akuzon' shtypin spanjol: "Është

SPANJE - Mungesa e Frenkie de Jong në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen kundër Antwerp të mërkurën, shkaktoi një zhurmë të madhe në Spanjë dhe në shtypin e atij vendi, i cili shpejt bëri të ditur se mesfushori nuk ishte në mesin e të zgjedhurve të Xavit për shkak të një diskutimi të zjarrtë me Decon në telefon.

Duke folur për 'De Telegraaf', Ali Dursun, agjenti i holandezit, mohoi informacionin dhe zbuloi arsyen pse lojtari 26-vjeçar humbi ndeshjen.

"Ai është profesionist nga fillimi në fund. Ai është një lojtar model. Reputacioni i Frenkie nuk vihet në dyshim, sepse ai është në përputhje me standartet. Nuk kishte asnjë të bërtitur në telefon dhe asnjë pikëpyetje. Skenarët që po krijohen janë të rreme.

Marrëdhënia me Dekon është e mirë dhe e qëndrueshme. Lajmi është krejtësisht i rremë, është marrëzia më e madhe që është përhapur në lidhje me Frenkie-n prej kohësh. Lojtari ishte i sëmurë. Ai kishte simptoma të temperaturës dhe nuk udhëtoi”,- ka shpjeguar ai.

Duhet theksuar, se dje 'AS' raportoi se atmosfera në Barcelonë ishte "e tensionuar" dhe se Xavi ishte "në buzë", e gjitha kjo falë humbjes kundër Girona, nga 4-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll