Sport

Sergio Rico nuk mban mend asgjë nga aksidenti, por… “Tani fle si bebe”

Portieri spanjoll pësoi një dëmtim traumatik të trurit në maj, pasi u rrëzua nga kali

15 Dhjetor 2023, 14:04 Nga DOSJA

Sergio Rico nuk mban mend asgjë nga aksidenti, por… “Tani fle

SPANJE - Sergio Rico kujtoi, në një deklaratë për 'Cadena COPE', aksidentin e rëndë që pësoi në maj të këtij viti, kur u rrëzua nga kali dhe pësoi një dëmtim traumatik në tru. Portieri spanjol i PSG-së siguroi se, pavarësisht frikës, se ai tani vazhdon të flejë "si një fëmijë".

“Makthet? Jo, nuk kam absolutisht asgjë. Unë fle si një fëmijë, njësoj si më parë. Unë u shtrova në spital për 82 ditë dhe humba shumë peshë, gati 20 kilogramë. Dikur peshoja rreth 91, thuajse 92 dhe në atë kohë peshoja 73. Megjithatë, arrita të rikuperohem dhe tani peshoj sërish 88”, tha portieri 30-vjeçar.

Shtatë muaj më vonë, Sergio Rico siguron se nuk është në nxitim për t'u rikthyer në fushë: “E marr shumë me qetësi, nuk është në duart e mia. Zbatoj urdhrat e mjekëve, ishin ata që më shpëtuan jetën,- ka shpjeguar ai. - Nuk mbaj mend asgjë (për aksidentin).

Thjesht mbaj mend që hipa në aeroplan dhe shkova nga Sevilja në Malaga. Mbaj mend që mbërrita në Malaga dhe një mik më mori dhe u niseshim drejt Huelvës. Që atëherë, më kujtohet vetëm zgjimi në spital”, ka shtuar ai.

Kur u zgjua, tashmë në spital, portieri kishte pranë nënën dhe gruan: “Mjeku më pyeti nëse e njoh gruan time, por unë nuk mund të përgjigjesha mire, sepse i kisha tubat dhe nuk flisja as po as jo”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll