Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Gur i Zi, njëri prej tyre përfshihet nga flakët

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një 43-vjeçare e cila ishte pasagjere në një prej automjeteve.

14 Dhjetor 2023, 17:21 Nga h.k
Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Gur i Zi, njëri prej
Foto ilustruese

SHKODËR-Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L. 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një 43-vjeçare e cila ishte pasagjere në një prej automjeteve. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku rezulton në kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll