Aktualitet

"Gërdeci"/ 'Nuk banon në adresën e deklaruar', Shkëlzen Berisha i përgjigjet SPAK: Pretendimet bien poshtë

Sipas SPAK, djali i ish-kryeministri Sali Berisha nuk banon në adresën e deklaruar.

14 Dhjetor 2023, 15:37 Nga r.ll
"Gërdeci"/ 'Nuk banon në adresën e
shkelzen berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme për të dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”. Por pavarësisht thirrjes, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk u paraqitu në GJKKO. Sipas SPAK, ai nuk banon në adresën e deklaruar.

Pas SPAK, ka reaguar edhe vetë Shkëlzen Berisha, i cili thotë se nuk kam marrë asnjë ftesë për të dëshmuar. Ai akuzon SPAK se pretendimet e tyre janë në interes politik dhe mediatik të Edi Ramës. 

REAGIMI I PLOTË: 

Ne lidhje me disa raportime mediatike per “mos paraqitjen” time si deshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnje adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mberritur asnje ftese per t’u paraqitur per te deshmuar!
Pretendimet e SPAK, qe jane qartaz ne funksion te qellimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshte, si nga njoftimet e meparshme qe jane ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne deshmine e dhene para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me te marre ftesen!

shkelzen berisha ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll