Aktualitet

Me kapele, syze dhe tatuazhe! Publikohet momenti i arrestimit të Lulzim Berishës në Spanjë

Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë pas shkëmbimit të informacioneve me Shqipërinë

14 Dhjetor 2023, 17:09 Nga A.B
Me kapele, syze dhe tatuazhe! Publikohet momenti i arrestimit të Lulzim
Lulzim Berisha

TIRANË- Ky është momenti i arrestimit në Spanjë, i Lulzim Berishës, i njohur si “truri i ish-Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Sikurse shihet në foton e Dosja.al, Berisha mban kapele dhe syze. 

NJOFTIMI I POLICISË PËR ARRESTIMIN E TIJ:

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

lulzim berisha

Sondazh

Poll