Të shtunën punime në Unazën Lindore të Tiranës, ARRSH tregon si do të kryhet lëvizja e automjeteve
foto e publikuar nga arrsh TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozë...
I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien e tij me Shkëlzen Berishën, Bumçi pranoi njohjen po tha se ka diskutuar vetëm për fushatë elektorale.
TIRANË- Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar ditën e sotme për herë të parë në GJKKO lidhur me çështjen e Gërdecit.
Siç raportohet se ka deklaruar brenda ambienteve të gjykatës, Bumçi tha për gazetarët se faksi për "Shkëlzen Berishën" është fals pasi nuk është shkrimi i tij. Ish-ministri tha se nuk ka nisur kurrë një faks për Shkëlzen Berishën.
“Në shkurt të 2017 doli një projekt-vendim i Këshillit të Ministrave për çështjen e trajtimit të armëve dhe municioneve. Nuk mbaj mend çdo vendim pasi kanë kaluar shumë kohë. Më kujtohet më shumë jam interesuar pasi ndodhi ngjarja. Propozimi i parë i Ministrisë së Mbrojtjes kishte një sërë vërejtjesh nga Ministria e Drejtësisë. Në këto rrethana vendimi i parë nuk kalon në mbledhjen e qeverisë. Vendoset të ngrihet një grup pune teknik me ekspert të pavarur. Qëndrimet e vërejtjet ky grup i reflektoi. Nuk mund t’ju them detaje, gjithçka është e protokolluar mund ti gjeni dhe lexoni. Nuk mbaj mend nëse personalisht kam mbajtur ose jo qëndrim personalisht në mbledhjen e qeverisë por rëndësi ka që ministria e Drejtësisë i kishte paraqitur vërejtjet dhe Këshilli i Ministrave i kishte njohur. Kam qenë i angazhuar në fushatë në kalimin e aktit të projektvendimit të dytë për ngritjen e fabrikës dhe as nuk e kam firmosur. Por nuk dal mbi qëndrimin që për këtë çështje ka marrë institucioni i Ministrisë së Drejtësisë. Asnjë takim me askënd nuk kam kryer lidhur me këtë çështje. Shkresa që përmendni është e protokolluar, ndonjëherë niseshin dhe me fax për efekt shpejtësie përveç postës, imja ishte vetëm ajo e protokolluar dhe e nisur me postë, faxi nisej mbase bga drejtoritë. Ajo për të cilën flitet, ishte e treta, pse duhej të kishte një fax të tretë me shënimin në krye të saj, kur kishte dy të tjera me të njëjtën përmbajtje!? Nuk ka asnjë shkresë të nisur nga unë për “z. Shkëlzen Berisha”. Asnjë fax, asnjëherë për asnjë rast nuk kam nisur. E kam mësuar nga mediat edhe faxin që e kishte nisur drejtoria përkatëse për efekt shpejtësie në përgjigje e procedura. Kur e kam mësuar, kam qenë larguar si ministër i drejtësisë.”-tha ai.
I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien e tij me Shkëlzen Berishën, Bumçi pranoi njohjen po tha se ka diskutuar vetëm për fushatë elektorale.
“Sa i takon marrëdhënies me Shkëlzen Berishën, patjetër që njihemi, mund të them se nuk ka qenë diçka miqësore por politike. Mund të ketë ardhur dy herë në zyrën time dhe ka qenë periudhë fushate elektorale. Diskutimet me të kanë qenë vetëm të këtij formati, politike e fushate. Berisha nuk punonte në Ministrinë e Mbrojtjes, ç’duhej emri i tij në shkresë. Kam bërë kallëzim penal që në 2008 për këtë çështje, ai nuk është shkrimi im, ende nuk di çka bërë Prokuroria e Tiranës me hetimet. Kallëzimin e kam bërë për dëshmi të rremë dhe falsifikim. Emrin e përfolur të Shkëlzen Medanit, nuk e njoh, kam mësuar se dikush me emër të tillë punonte në atë kohë në Ministrinë e Mbrojtjes”, deklaroi ai.
Gjithashtu, Alma Zili, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.
“Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellë fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun.”-deklaroi Zili.
foto e publikuar nga arrsh TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozë...
foto ilustruese VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për shtatë të arrestuarit gjatë operacionit t&...
agim gashi, elton javori FIER- Ende nuk ka një të arrestuar për atentatin e ndodhur më 7 dhjetor në Fier, ku viktimë mbeti E...
Lulzim Berisha SPANJË- Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është arrestuar në Spanjë. M&e...
Fatmir Mediu TIRANË- GJKKO ka shytrë seancën për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës së sotme ka d&eum...
pamje nga arrestimi SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga në Shkodër në kuadër të dy operacioneve...
Fatjon Bici ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërr...
foto ilustruese DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohen se regjistronin të dhë...
Don Bosko TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mëngjesit të sotëm në zonën Don Bosko në Tiran&...
foto nga ura e lanes TIRANË- Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Brrylit në Tiranë, poshtë urë...