14 Dhjetor 2023, 16:03
Nga A.B
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin A. X. me detyrë mjek në Akademinë e Sigurisë Tiranë. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i dokumenteve shendetësore të parashikuar përkatësisht nga nenet 259/1188/2 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë.
NJOFTIMI:
“Gjatë hetimeve të kryera, janë dokumentuar me prova ligjore rreth 45 raste të ndërveprimit korruptiv midis mjekut A.X., dhe studentëve/kursantëve, të cilët për të justifikuar mospjesëmarrjen në procesin mësimor, siguronin fiktivisht raportin mjekësor, kundrejt shumave monetare që varionin nga 1000 deri në 2000 lekë.
Gjithashtu, është provuar se mjeku i arrestuar kryente falsifikimin e raporteve mjekësore duke i lëshuar për studentët në kohë të mëparshme si edhe duke i lëshuar personave të tretë pa qenë prezent dhe pa u vizituar tek ai si mjek”, njofton Prokuroria.
Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional. Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit.
Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.
arrestohet mjeku
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 15:47
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO për Gërdecin ka dëshmuar edhe ish-këshil...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 15:37
r.ll
shkelzen berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme për të dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit Fatmi...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 15:28
r.ll
aldo bumci
TIRANË- Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar ditën e sotme për herë të parë n&e...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 14:59
r.ll
foto e publikuar nga arrsh
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 14:34
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për shtatë të arrestuarit gjatë operacionit t&...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 13:24
r.ll
agim gashi, elton javori
FIER- Ende nuk ka një të arrestuar për atentatin e ndodhur më 7 dhjetor në Fier, ku viktimë mbeti E...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 12:33
I.A
Lulzim Berisha
SPANJË- Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është arrestuar në Spanjë. M&e...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 12:12
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- GJKKO ka shytrë seancën për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës së sotme ka d&eum...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 12:01
r.ll
pamje nga arrestimi
SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga në Shkodër në kuadër të dy operacioneve...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 11:38
a.l
Fatjon Bici
ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërr...