Aktualitet

Ish-këshilltari ligjor i Mediut: Patrick Henryn, presidentin e kompanisë amerikane që bënte çaktivizimin e municionit e kam takuar vetëm njëherë

Sipas dëshmisë, takimi ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku është prezantimi i mundësive demontuese.

14 Dhjetor 2023, 15:47 Nga r.ll
Ish-këshilltari ligjor i Mediut: Patrick Henryn, presidentin e
fatmir mediu

TIRANË- Ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO për Gërdecin ka dëshmuar edhe ish-këshilltari ligjor i ministrit Mediu, Plarent Rruka.

Ai ka deklaruar se e ka takuar vetëm njëherë Patrick Henryn, presidentin e kompanisë amerikane SAC, e cila kishte lidhur kishte lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec.

Sipas dëshmisë, takimi ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku është prezantimi i mundësive demontuese.

“Raportet e ministrit me ushtarakët ishin korrekte dhe me respekt që rridhte natyrshëm. Urdhrat e ministrit dilnin në përputhje me VKM 138. Demontimi ishte një prioritet si kusht për tu anëtarësuar në NATO. Procesi ishte urdhëruar të bëhej në mbikëqyrje ushtarake. Kompania SAC e cila do të bënte demontimin kishte praktikë edhe në Amerikë, ndaj prezumohej e licencuar atje. Patric Henry e kam takuar vetëm në prezantimin e mundësive demontuese në zyrën e sekretarit të pergjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka dëshmuar ai.

ceshtja gerdeci plarent rruka

Sondazh

Poll