Aktualitet

Pse u pezullua marrëveshja për emigrantët? Kryetarja e Kushtetueses tregon për median italiane 2 pikat “kritike”

Zaçaj shpjegoi se përse ende nuk mund të ratifikohet marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët.

14 Dhjetor 2023, 16:20 Nga h.k
Pse u pezullua marrëveshja për emigrantët? Kryetarja e
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Holta Zaçaj, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, gjatë një bisede telefonike me 'Corriere della Sera' ka dhënë përgjigje në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve. 

Zaçaj shpjegoi se përse ende nuk mund të ratifikohet marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët.

Ajo është përgjigjur më median italiane se aty ka disa pika të cilat duhet të shihen nga qeveria shqiptare, të cilat janë: shkelja e të drejtave të njeriut dhe autorizimin e Presidentit si kompetencë e një çështjeje territoriale

PYETJE-PËRGJIGJE

PYETJE- Kryetare, të sqarojmë ndërkohë pyetjen: a i thotë Gjykata Kushtetuese “jo” marrëveshjes Romë-Tiranë?

Zaçaj- “Jo.Procesi që çon në ratifikimin e marrëveshjes është pezulluar pasi mbi një e katërta e deputetëve shqiptarë na kanë kërkuar të kontrollojmë kushtetutshmërinë ose jo të protokollit të nënshkruar mes dy vendeve. Ne kemi vlerësuar se ankesa i plotëson kriteret e pranueshmërisë dhe sipas rregullores sonë kjo sjell automatikisht ndërprerjen e procedurave parlamentare për ratifikimin. Por dua të sqaroj: ne nuk kemi hyrë në brendësi të protokollit të nënshkruar”.

PYETJE- Çfarë kontestojnë tridhjetë deputetët?

Zaçaj- “Në thelb dy aspekte. E para: mosrespektimi i pretenduar i procedurës së negociatave dhe nënshkrimit. Sipas tyre, kjo lloj marrëveshje ka nevojë për autorizimin e presidentit pasi prek çështje territoriale. Shkurt, për ta nuk mund të jetë një marrëveshje mes qeverive, por mes shteteve”.

PYETJE- Dhe aspekti i dytë?

Zaçaj-Sipas tyre, protokolli mund të çojë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

PYETJE- Pse nxitet pezullimi automatik i procesit parlamentar?

Zaçaj- “Sepse pas ratifikimit, Gjykata – sipas rregullave tona – nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Dhe ankimi ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit”.

PYETJE- A do të hyjë Gjykata në seancën e 18 janarit në themel të marrëveshjes Rama-Meloni?

Zaçaj- “Na kërkohet një gjë e tillë, duhet të shqyrtojmë në detaje protokollin për ato dy pika të ngritura nga një e katërta e Kuvendit të Shqipërisë. Por e përsëris përsëri: ne nuk kemi hyrë vërtet në këtë çështje”.

PYETJE- Ka nga ata që i frikësohen lëvizjeve të opozitës për t’ju detyruar të shtyni vendimin.

Zaçaj- “Dy palët do të duhet të dërgojnë dokumentacionin brenda datës 4 janar 2024. Dhe nga dita e ankimimit (6 dhjetor 2023) kemi maksimum tre muaj për të marrë vendim. Në rastin konkret do të thotë se deri më 6 mars 2024, Gjykata duhet të thotë nëse marrëveshja është legjitime apo jo”.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll