Vrasja e të miturit Fatjon Bici në Gramsh, dosja dërgohet për gjykim
Fatjon Bici ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërr...
23-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga në Shkodër në kuadër të dy operacioneve “Sundimi i Ligjit” dhe Tempulli.
Policia ka arrestuar një 18-vjeçar dhe 23-vjeçar, pasi qarkullonin në qytet të armatosur dhe me drogë me vete. 23-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, lënda narkotike kanabis, automjetin me të cilin qarkullonin të rinjtë dhe 2 celularët e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në zbatim të planeve operacionale “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast në fushën e narkotikëve.
Qarkullonin në qytet, me armë zjarri pistoletë dhe me lëndë narkotike, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 23-vjeçar.
23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, lënda narkotike kanabis, automjeti dhe 2 celularë.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në zbatim të planeve operacionale “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga strukturat e DVP Shkodër është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe një rast në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, në rrugën “Ethem Osmani”, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin shtetasit R. V. dhe N. K.
Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte shtetasi R. V. dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se e posedonte shtetasi N. K.
Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të shtetasit N. K. dhe 2 celularë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 18 vjeç, banues në Vaun e Dejës dhe N. K., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Fatjon Bici ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërr...
foto ilustruese DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohen se regjistronin të dhë...
Don Bosko TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mëngjesit të sotëm në zonën Don Bosko në Tiran&...
foto nga ura e lanes TIRANË- Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Brrylit në Tiranë, poshtë urë...
Autori TIRANË- Personi që shihni në foto është autori i atentatit të mëngjesit të sotëm në Don Bosko. Ai ...
Policia TIRANË- Një atentat me armë ka dështuar mëngjesin e sotëm në zonën e Don Boskos sot në Tiranë...
Tiranë TIRANË- Mëngjesin e sotëm në kryeqytet janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Rasti ësht...
Foto Ilustruese TIRANË- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Bubullimë në Lushnje. Zjarr...
Aksidenti TIRANË- Një aksident i katërfisht ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet se katër makin&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vr...