Aktualitet

500 kg drogë me destinacion Turqinë, gjykata cakton masën "arrest në burg" për 7 të arrestuarit

Grupi kriminal vepronte në mënyrë të organizuar dhe drogën e transportonin në rrugë detare drejt Turqisë.

14 Dhjetor 2023, 14:34 Nga r.ll
500 kg drogë me destinacion Turqinë, gjykata cakton masën
foto ilustruese

VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për shtatë të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestruan 500 kg kanabis.

Mësohet se për Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni Babice, Laurent Likaj dhe Altin Meci, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Grupi kriminal vepronte në mënyrë të organizuar dhe drogën e transportonin në rrugë detare drejt Turqisë. Droga u kap brenda një furgoni në lagjen “11 Janari” gjatë një operacioni policor. Sasia e kanabisit, në formë boçeje ishte vendosur në 34 pako të madhësive të ndryshme, me peshe totale 500 kilogramë.

Në vijim të operacionit "RESET" janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Nga operacioni policor u sekuestrua lënda narkotike, dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë.

gjykata e vlores

Sondazh

Poll