Aktualitet

Autorët e atentatit në Fier e fshehën makinën te e afërmja e tyre, pronari i shtëpisë: Thanë që kishin dëmtuar gomën dhe ikën

Makina u gjet nga policia e Fierit nga kamerat e sigurisë, ndërsa dyshohet se vëllezërit Gashi fshihen në zonat përreth Fierit, por nuk janë gjetur edhe pse janë kryer disa operacione më FNSH.

14 Dhjetor 2023, 13:24 Nga r.ll
Autorët e atentatit në Fier e fshehën makinën te e
agim gashi, elton javori

FIER- Ende nuk ka një të arrestuar për atentatin e ndodhur më 7 dhjetor në Fier, ku viktimë mbeti Elton Javori. 

Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të vrasjen vëllezërit Agim Gashi dhe Kreshnik Gashi. Pak ditë pas ngjarjes u zbulua edhe makina me të cilën u larguan, të cilën e kishin fshehur në Dermenas, në shtëpinë e tezes së tyre.

Pronari i banesës Rexhep Puka ka deklaruar në polici se e kanë lënë makinën me pretendimin se kanë dëmtuar gomën dhe janë larguar, por sipas tij nuk kishte dijeni se kishin kryer vrasje.

Makina u gjet nga policia e Fierit nga kamerat e sigurisë, ndërsa dyshohet se vëllezërit Gashi fshihen në zonat përreth Fierit, por nuk janë gjetur edhe pse janë kryer disa operacione më FNSH. Sipas TIMS, ata nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë shtetit.

agim gashi kreshnik gashi

Sondazh

Poll