Aktualitet

Çështja Gërdeci, Mediu shkon në SPAK: Të dalë e vërteta e këtij procesi. Avokati: Në ditën e shpërthimit nuk pati asnjë lloj saldimi

Në përfundim të seancës së sotme, avokati i Fatmir Mediu tha se nga dëshmitë e deri më tanishme ndaj ish-ministrit, ka në ndryshim kilometrik.

14 Dhjetor 2023, 12:12 Nga I.A
Çështja Gërdeci, Mediu shkon në SPAK: Të dalë e
Fatmir Mediu

TIRANË- GJKKO ka shytrë seancën për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar ish-Ministri Fatmir Mediu, si dhe ish-Ministri Aldo Bumçi. Sot duhej që të dëshmonte dhe djali i kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, por SPAK i kishte vënë tjetër adresë GJKKO-së për të. Kështu Shkëlzen Berisha nuk u paraqitë për të dhënë dëshminë e tij. Ndërkohë që në përfundim të seancës, Mediu ka deklaruar se do të jetë në SPAK sa herë që ta thërrasin, pasi interesi i tij është që t'i dalë e vërteta kësaj historie.   

"Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për gërdecin. Sot vrua në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjor. Sot ka nevojë, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte cështje sigurie për rajonin. Kërksa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Vendi i demonetimit, nuk ka asnjë praktikë në ministrinë e mbrojtjes. Në ministri ka një gjë, cdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyren time në përputhshmëri me të gjitha këto akte," tha Mediu.

Në përfundim të seancës së sotme, avokati i Fatmir Mediu tha se nga dëshmitë e deri më tanishme ndaj ish-ministrit, ka në ndryshim kilometrik.

“Ata që janë pyetur për ne kanë ndryshuar gur kilomentrik. Ajo çka prezumohet në aktin e ekspertimit. I biri i të ndjerit ka thënë se nuk ka një karrocë të salduar atë ditë pasi do ta kishte vënë re nga oborri i banesës së tij. Ka momente të rëndësishme të ushtarakëve të lartë veçanërisht sa u takon subjekteve që unë përfaqësoj gjatë kohës që Mediu ka qenë në detyrën e ministrit”, tha avokati.

 

 

fatmir mediu ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll