Politike

Rregullorja e re, ironizon Bardhi: Pse nuk e bën përjashtimin më mirë 4 vite

Bardhi ironizon duke thënë se më mirë ta bënin përjashtimin 4 vite. 

14 Dhjetor 2023, 11:07 Nga I.A
Rregullorja e re, ironizon Bardhi: Pse nuk e bën përjashtimin më
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar rregulloren e re të Kuvendit të miratuar nga Kuvendi ditën e sotme. Me anë të një deklarate pas përfundimit të seancës plenare, Bardhi ironizon duke thënë se më mirë ta bënin përjashtimin 4 vite. 

“Do ta vijojmë aksionin. S’ka forca sigurie apo akte të njëanshme që pengojnë opozitën të kërkojë respektimin e të drejtave të veta kushtetuese. Mund ta kishin bërë dhe 4 vjet, derisa të mbaronte kjo legjislaturë mos të na lejonin, se kuptoj arsyen pse e kanë bërë 60 ditë. E kishin bërë 4 vjet dhe kishin rënë rehat dhe të kishin shpall zyrtarisht diktaturën në vend. Do vazhdojmë të ushtrojmë misionin tonë dhe mandatin tonë. Me regjimin përplasesh se nuk do përqafohesh. Një njeri që qëndron në pushte me paratë e korrupsionit, e vetmja rrugë është përballja. Sa herë që mazhoranca përshkallëzon veprime ndaj opozitës është detyra jonë të përshkallëzojmë veprimet e tona," tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll