Politike

Mazhoranca votoi përjashtimin e deputetëve deri në dy muaj, Meta: Vendim antikushtetues dhe i papranueshëm

Meta shkruan se këto ndryshime sipas tij të njëanshme synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

14 Dhjetor 2023, 11:20 Nga r.ll

Mazhoranca votoi përjashtimin e deputetëve deri në dy muaj, Meta:

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga mazhoranca të rregullores së re të parlamentit ku deputetët mund të përjashtohen 30-60 ditë në rast se prishin seancën plenare. 

Meta shkruan në një postim në Facebook se këto ndryshime sipas tij të njëanshme synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ai shprehet se  pezullimi i mandateve të  deputetëve është antikushtetuese dhe i papranueshëm.

POSTIMI I PLOTË:

Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.
Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.

ilir meta

Sondazh

Poll