Aktualitet

I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për drogë, arrestohet 29-vjeçari në Malësinë e Madhe (EMRI)

4 Nëntor 2019, 10:48 Nga DOSJA
I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për drogë, arrestohet

Malësi e Madhe- Nga Policia në Shkodër është arrestuar Alfred Ripaj pasi rezulton i dënuar me me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni koduar “IVANAJ”.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative u bë finalizimi i operacionit të koduar “Ivanaj”, si rezultat i të cilit u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:

A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka denuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred ripaj malesi e madhe alfred ripaj malesi e madhe

Sondazh

Poll