Aktualitet

ME VIDEO/ Përroi del nga shtrati, izolohet një lagje në Lazarat, kreu i Emergjencave: Ka shumë prurje

4 Nëntor 2019, 08:29 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Përroi del nga shtrati, izolohet një lagje në Lazarat,

GJIROKASTËR– Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në vend, por situata më e rënduar duket në Gjirokastër. 

Në fshatin Lazarat, përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati duke izoluar lagjen Lënxat të tërë gjatë natës. Ndërkohë e rrezikuar është edhe lagja Kordhoca. Në vendngjarje ka mbërritur kryebashkiaku Flamur Golemi së bashku me Emergjencat Civile. 

Kreu i tyre, Fatri Brahimi tha se po punohet për normalizimin e gjendjes për të mundësuar eleminimin e rrezikut të përmbytjes së banesave dhe rregullimin e transportit. 

“Jemi në Lazarat për të parë problematikën nga afër. Prurjet janë të shumta. Po shikojmë që të minimizojmë çdo problematikë që mund të hasim në orët në vazhdim,“-tha Brahimi.

Ndërkohë edhe në qytet gjendja nuk është e qetë pasi përroi i Curros dhe Viroi gjithashtu janë fryrë nga shirat duke rrezikuar Gërhot.

Që prej mbrëmjes së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Nuk kanë munguar aksidentet, përmbytjet, dëmtimet e rrugëve dhe anulimet e linjave detare për shkak të rrebesheve të shiut.

Lundrimi detar në Durrës dhe në Vlorë është pezulluar. Trageti linjës Vlorë-Brindisi është anuluar, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit trageti do të niset sot në darkë nga Italia. Po kështu Lezha, Kurbini, Gjirokastra janë nën ujë nga moti i keq.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster permbytet lazarati shqiperia nen uje gjirokaster permbytet lazarati shqiperia nen uje

Sondazh

Poll