Aktualitet

Shqipëria nën ujë, ARRSH ‘qetëson’ shoferët: Të gjitha akset janë të kalueshme, kujdes shpejtësinë

4 Nëntor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Shqipëria nën ujë, ARRSH ‘qetëson’

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e rrugëve pas shirave që kanë rënë ditën e fundit në vend.

Sipas ARRSH, shirat që kanë zgjedhur gjatë gjithë natës nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në tre rajonet e vendit pasi të gjitha akset janë të kalueshme. 

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore. Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por të gjitha akset janë të kalueshme qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht,”-shkruan ndër të tjera në njoftimin e saj ARRSH. 

Në njoftimin për motin, drejtuesit e mjeteve nuk kanë shpëtuar pa një këshillë, për të qarkulluar me kujdes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Postimi i plotë:

Që prej mbrëmjes së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Nuk kanë munguar aksidentet, përmbytjet, dëmtimet e rrugëve dhe anulimet e linjave detare për shkak të rrebesheve të shiut.

Lundrimi detar në Durrës dhe në Vlorë është pezulluar. Trageti linjës Vlorë-Brindisi është anuluar, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit trageti do të niset sot në darkë nga Italia. Po kështu Lezha, Kurbini, Gjirokastra janë nën ujë nga moti i keq.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh shqipëria në ujë arrsh shqipëria në ujë

Sondazh

Poll