Aktualitet

Facebook keqinformohet nga celulat e partive?! Dhjetëra denoncime për bllokime në rrjet, ç’po ndodh në platformë

4 Nëntor 2019, 09:00 Nga DOSJA
Facebook keqinformohet nga celulat e partive?! Dhjetëra denoncime për

Shqipëri- Facebook, tashmë rrjeti më i përdorur për shpërndarjen e informacionit në botë. Por ajo që vihet re së fundmi, të paktën në Shqipëri është bllokimi që iu bëhet personave të ndryshëm të mos shpërndajnë informacione, foto apo lajme të faqe të ndryshme apo edhe në faqe të cilat i menaxhojnë vetë.

Ende nuk dihet se kush është shkaku kryesor i këtyre bllokimeve por ndoshta Facebook merr të tilla masa nga reportet, apo informacionit me tekst ankues që shkojnë në adresë të Facebook.

Menjëherë Facebook merr masa për bllokime me afate të caktuara, të cilat penalizojnë qytetarët për të mos shpërndarë informacion.

Ndoshta Facebook, të paktën në Shqipëri keqinformohet nga celulat e partive, të cilat organizojnë grupe të rinj për të bërë fushata në favor të partive të tyre, që përmbajnë tekste në disfavor të kundërshtarëve.

Kjo situatë tashmë është kthyer në një shqetësim për përdoruesit e Facebook.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimet në facebook denoncimet për facebook bllokimet në facebook denoncimet për facebook

Sondazh

Poll