Aktualitet

Moti i keq shemb urën e Vanës, izolohet fshati në Delvinë, rreth 200 banorë pa rrugëdalje

4 Nëntor 2019, 08:46 Nga DOSJA
Moti i keq shemb urën e Vanës, izolohet fshati në Delvinë,

DELVINË– Njëra këmbë e urës së Vanës është shembur mbi lumin Kalasë duke izoluar banorët e fshatit.

Aktualisht ura është e pakalueshme, duke izoluar rreth 200 banorë të fshatit deri në riparimin e saj. Në vendngjarje kanë mbërritur Emergjencat, për të parë situatën dhe për të marrë masa.

Edhe pse e rindërtuar dy vite më parë, Ura e Vanës ndodhet në gjendje të tillë prej vitesh. Strukturat e saj pësojën shembje saherë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.

Që prej mbrëmjes së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Nuk kanë munguar aksidentet, përmbytjet, dëmtimet e rrugëve dhe anulimet e linjave detare për shkak të rrebesheve të shiut.

Lundrimi detar në Durrës dhe në Vlorë është pezulluar. Trageti linjës Vlorë-Brindisi është anuluar, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit trageti do të niset sot në darkë nga Italia. Po kështu Lezha, Kurbini, Gjirokastra janë nën ujë nga moti i keq.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delvine shqiperia nen uje ura e vanes delvine shqiperia nen uje ura e vanes

Sondazh

Poll