Aktualitet

“200 mijë € vetëm për aparate fotografike e dronë”, shpenzimet e majme të bashkive në Shqipëri

4 Nëntor 2019, 09:52 Nga DOSJA
“200 mijë € vetëm për aparate fotografike e

TIRANË- Të gjitha institucionet në vend sot një pjesë të rëndësishme të punës së tyre ia kushtojnë bërjes së fotove që aktivitetet të dalin sa më bukur. Me një ushtri me kameraman, fotograf e montazhier mobilizohen çdo ditë për çdo aktivitet, pasi gjithçka kërkohet perfekte.

Por që të gjitha këto të bëhen duhen pajisjet të cilat kushtojnë shumë. Tendera pa fund dhe lekë që harxhohen pa kriter, për të blerë aparat fotografik dhe dronë.

Sipas kërkimeve të bëra në Open Data shihet që bashkitë e Tiranës kanë shpenzuar më shumë se 200 mijë Euro vetëm për aparate fotografikë, lente e drone.

Shumat e parave haxhohen si pjesë e atributeve që ua jep ligji, por në një vend si Shqipëria ku mijëra familje jetojnë nën minimumin jetik këto janë shpenzime luksi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aparati fotografik bashkia tirane open data shpenzime luksi aparati fotografik bashkia tirane open data shpenzime luksi

Sondazh

Poll