Aktualitet

Leukemia po i rrezikon jetën/ Historia e 6-vjeçarit shqiptar që ka nevojë urgjente për ndihmë (FOTO)

4 Nëntor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Leukemia po i rrezikon jetën/ Historia e 6-vjeçarit shqiptar që

Shqipëri- Eldion Shoshi është një vogëlush 6-vjeçar nga Peja, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Eldioni i vogël është diagnostikuar me leukemi, ndërsa familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë.

Ai ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Prishtinës, nën kujdesin e mjekëve.

Daja i 6-vjeçarit të sëmurë, Leutrim Haxhija, shkruan në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e shqiptarëve, që Eldioni të shërohet dhe të ketë mundësinë të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Ai ka dërguar edhe disa foto ku shihet se sëmundja ndodhet në një stad të avancuar dhe ka krijuar disa njolla të zeza në trupin e Eldionit.

Leutrimi tregon se Eldioni ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë imediate për t’u mjekuar.

Vogëlushi do niset drejt Gjermanisë, pasi sipas dajës së tij, në Kosovë nuk mund të mjekimi i tij.

Familjarët kanë hapur dhe një faqe donacionesh në “Facebook“, ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë vogëlushin të shërohet.

Mesazhi i plotë: “Pershendetje joq, ky ne fotogtafi eshtë djali i motres tem e ka smundjen e leukemis dhe gjendja e tij per momentin eshtë shum keq , nuk mundet me u mjeku per fat te keq ne vendin tonë (kosovë) perveq jasht shtetit ju kisha lut kush mundet bile sa do pak me i ndihmu inshalla zoti ja ktheft ne tanat menyrat e mira ne familjet e juja. Edhe qofse skeni mundesi me na ndihmu nga ana e parev bile nje shperndarje mjafton. kemi nevoj per qdo ndihm ta sherojm djalin e motres sa ma shpejt nga leukemia edhe deshta me cek familinderit nga zemra per qdo dunator qe kontribon per eldionin po ashtu edhe ata qe e kan shpernda zoti ja shtoft bereqetin nga sicilin nga ju AMIN.”

Foto të vogëlushit:

Marrë nga JOQ

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eldion shoshi eldion shoshi

Sondazh

Poll