Aktualitet

Grushta, shkelma e thika/ Ishin nisur drejt Gjermanisë, sherr mes shqiptarëve në autobus, ndërhyn Policia (VIDEO)

4 Nëntor 2019, 09:03 Nga DOSJA

GJERMANI– Një përleshje masive është regjistruar në autobusin e linjës Prishtinë-Shtutgart. Mësohet se disa shqiptarë të Kosovës janë rrahur me njëri-tjetrin duke bërë të detyrueshme edhe ndërhyrjen e Policisë.

 

Mësohet se sherri ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Augsburg, ndërsa mosmarrëveshjet kishin nisur kur pasagjerët ndodheshin në Hungari.

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga përleshja fizike, ndërsa raportohet se disa prej personave të përfshirë në sherr përdorën edhe mjete të forta, përfshi këtu edhe thikat.

Policia gjermane ka arrestuar disa persona dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marrë nga Indeksonline

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani sherr mes shqiptareve ne gjermani shqiptaret ne gjermani gjermani sherr mes shqiptareve ne gjermani shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll