Sport

VIDEO/ Vendim i paprecedentë në futbollin europian! “Klasikja” belge mbyll dyert, do të luhet pa tifozë deri në vitin 2025…

Pas incidenteve të muajve të fundit, në Belgjikë u mor një vendim drastik në nivelin e kompeticionit të futbollit vendas.

12 Dhjetor 2023, 19:32 Nga DOSJA

VIDEO/ Vendim i paprecedentë në futbollin europian!

BELGJIKE - Ndeshjet mes Anderlecht Brukselit dhe Standard Liege do të zhvillohen pa tifozë në tribuna deri në fund të sezonit 2024-2025. Pas incidenteve të shumta të muajve të fundit, dy klubet emblematike në kampionatin belg kanë marrë masën drastike.

“Në gjashtë vitet e fundit, “Klasikja” belge është ndërprerë katër herë”, sqaruan dy klubet, duke iu nënshtruar rregullisht sanksioneve të Federatës Belge (RBFA). Dy herë, ndeshja nuk u rifillua.

Të enjten e kaluar, në fazën e 1/16-tës së Kupës së Belgjikës, ndeshja mes dy skuadrave u ndërpre për një kohë të gjatë, pasi mbështetësit e çdo kampi ishin fajtorë për dëmtimin, hedhjen e karrigeve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Ajo që duhet të ishte një nga momentet madhështore të futbollit belg, ka rezultuar shpesh në një zhgënjim për sportdashësit në vitet e fundit”,- kanë shpjeguar zyrtarët e dy klubeve, të vetëdijshëm edhe për penalizimin e tifozëve të mirëfilltë.

“Pavarësisht masave të sigurisë, “Klasikja” përfundoi me përplasje të dhunshme dhe dëme të konsiderueshme materiale” , justifikuan dy grupet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll