Sport

Giorgio Chielini vendos të varë këpucët në gozhdë…

Chiellini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superkupa të Italisë dhe pesë Kupa Italie. Ai gjithashtu arriti në finalen e Champions League dy herë, në 2015 dhe 2017.

12 Dhjetor 2023, 12:02 Nga DOSJA
Giorgio Chielini vendos të varë këpucët në

ITALI - Ish- mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini thuhet se ka vendosur të tërhiqet dhe do të shpallë vendimin e tij sot. Romeo Agresti raporton se mbrojtësi legjendar i Juventusit, Chiellini do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli gjatë ditës së sotme, e martë, 12 dhjetor.

39-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në LAFC dhe së fundmi kishte lënë të kuptohet se ai mund të ishte tërhequr pas përfundimit të sezonit në MLS (kampionati amerikan). Skuadra e tij LAFC humbi finalen e Kupës MLS të shtunën mbrëma.

Chiellini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superkupa të Italisë dhe pesë Kupa Italie. Ai gjithashtu arriti në finalen e Champions League dy herë, në 2015 dhe 2017.

Chiellini ishte kapiten i Italisë në Euro 2020, i fituar nga Azzurrët në stadiumin Wembley.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll