Sport

Kapiteni i Sheffield, bëhet kapiteni i parë në 7 vite të Premier League që nuk mban shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit në mbështetje të homoseksualëve!

Faqja në Instagram e Ahmedhodzic është bombarduar me komente që variojnë nga emoji-të e zemrës së ylberit tek të tjerët që pajtohen me qëndrimin e tij. Edhe pse grupi i tifozëve të klubit “Rainbow Blades” ishin "të zhgënjyer", Ahmedhodzic nuk dha një deklaratë zyrtare.

12 Dhjetor 2023, 12:01 Nga DOSJA
Kapiteni i Sheffield, bëhet kapiteni i parë në 7 vite të

ANGLI - Ahmedhodzic ishte kapiten i Sheffield United në dy raste këtë javë në ndeshjet kundër Liverpool dhe Brentford. Humbja 2-0 nga Liverpool ishte përvoja e tij e parë si kapiten dhe boshnjaku e quajti atë një "nder të madh". Por ai shkaktoi polemika për mosmbajtjen e shiritit me ngjyrat e ylberit që mbanin të gjithë kapitenët në një përpjekje për të promovuar përfshirjen e LGBTQ+ brenda lojës.

Ndërsa të tjerët mbanin shiritin në krah duke mbështetur fushatën “Rainbow Laces” gjatë dy ditëve të ndeshjeve, Ahmedhodzic kishte versionin standard.

“Nuk e dija”, tha menaxheri Chris Wilder në një konferencë për shtyp më pas. "Nuk është një vendim klubi apo një vendim personal. Unë thjesht nuk e dija që ai e bëri këtë."

Faqja në Instagram e Ahmedhodzic është bombarduar me komente që variojnë nga emoji-të e zemrës së ylberit tek të tjerët që pajtohen me qëndrimin e tij. Edhe pse grupi i tifozëve të klubit “Rainbow Blades” ishin "të zhgënjyer", Ahmedhodzic nuk dha një deklaratë zyrtare.

Megjithatë, gazeta suedeze SVT Sport mori një përgjigje kur ata e pyetën Ahmedhodzic pse nuk e mbante shiritin në krah. Përmes një mesazhi, ish-lojtari i Nottingham Forest u përgjigj thjesht: "Hë pse…?!".  Outsports , një blog nga SB Nation, e quajti shpjegimin e tij "qesharak".

Ndërkohë Ahmedhodzic ka veshur një uniformë me ngjyrat e ylberit më parë gjatë kohës së tij me Bordeaux në Ligue One në Francë, ku numrat shumëngjyrësh të fanellave u shfaqën për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Vitin e kaluar, Orkun Kokcu i Feyenoord refuzoi të mbante një shirit ylberi, duke përmendur fenë e tij si arsye.

Ahmedhodzic është një musliman, por Granit Xhaka dhe Ilkay Gundogan e kanë mbajtur shiritin në krahë në të kaluarën, që janë gjithashtu mysliman. Një zëdhënës i Sheffield United tha për SPORTbible: "Sheffield United mbetet krenar që vazhdon të mbështesë fushatën “Rainbow Laces” dhe të luajë një rol kyç për të siguruar që mbështetësit tanë LGBTQ+ të ndihen të mirëpritur dhe të përfshirë në “Bramall Lane”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll