Bota

Indi/Gjykata e Lartë konfirmon heqjen e autonomisë së Kashmirit

Pas 3 javësh seanca dëgjimore, Gjykata vendosi se neni 370 ishte një klauzolë e përkohshme dhe se qeveria kishte të drejtën e plotë ta anulonte atë.

11 Dhjetor 2023, 23:01 Nga A.TH
Indi/Gjykata e Lartë konfirmon heqjen e autonomisë së Kashmirit
Gjykata

INDI- Gjykata e Lartë indiane konfirmoi sot vendimin e qeverisë për të shfuqizuar nenin 370 të Kushtetutës që i garanton Shtetit Himalayan të Jammu dhe Kashmirit një statut të veçantë autonom. Pas 3 javësh seanca dëgjimore, Gjykata vendosi se neni 370 ishte një klauzolë e përkohshme dhe se qeveria kishte të drejtën e plotë ta anulonte atë.

Gjykata vendosi që Kashmiri duhet të rimarrë statusin e një shteti (sot përkufizohet si një bashkim territorial dhe është e gjitha në varësi të drejtpërdrejtë të Delhit) dhe ka vendosur që zgjedhjet për Asamblenë Legjislative të pezulluara nga viti 2019 duhet të zhvillohen deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm. Neni 370 i Kushtetutës i jepte të drejtën e autonomisë në administratën e brendshme Kashmirit, të kishte një flamur etj. Kashmiri është një rajon që ka shkaktuar probleme serioze mes Indisë dhe Pakistanit.

Problemi nisi me tërheqjen e Britanisë, duke i dhënë të drejtën popullsisë të vendosë nëse do të donin të qeveriseshin nga Pakistani ose India. Vendi me shumicë muslimane zgjodhi Pakistaninm, por Princi i asaj kohe vendosi të kalojë nga India. Pas përplasjeve e luftrave mes tyre, India kontrollon pjesën më të madhe të Kashmirit të cilin e ka pagëzuar me emrin Jammu Kashmir.

gjykata e lartë indiane kashmir

Sondazh

Poll