Bota

Asambleja Kombëtare rrëzon projektligjin e Makronit për emigracionin

Qeveria, e cila nuk ka shumicën në Asamblenë Kombëtare, tani përballet me zgjedhjen për ta dërguar projektligjin përsëri në Senat, duke ia kaluar atë një komisioni të përbashkëtpër të gjetur një kompromis.

11 Dhjetor 2023, 22:21 Nga A.TH
Asambleja Kombëtare rrëzon projektligjin e Makronit për
Macron

FRANCË- Deputetët e opozitës ia dolën mbanë të rrëzojnë projektligjin shumë të diskutueshëm të qeverisë franceze për imigracionin, para se të fillonte çdo debat. Përpara se të fillonte debati për projektligjin, u miratua një mocion për ta hedhur poshtë atë. Mocioni, i cili u paraqit nga partia e Gjelbër, u mbështet nga një aleancë e pamundur deputetësh të opozitës nga partitë përfshirë Nupes, një aleancë e së majtës esktremiste e Marine Le Pen, Rassemblement National dhe konservatorja Les Républicains.

Qeveria, e cila nuk ka shumicën në Asamblenë Kombëtare, tani përballet me zgjedhjen për ta dërguar projektligjin përsëri në dhomën e lartë, në Senat, duke ia kaluar atë një komisioni të përbashkët prej shtatë deputetësh dhe shtatë senatorë për të gjetur një kompromis. Para humbjes së qeverisë, Gerald Darmanin tha se miratimi i mocionit për të hedhur poshtë projektligjin do të ishte një mohim i demokracisë.

“Do të ishte e çuditshme të mos ishe në gjendje të debatosh një temë që ka kaq shumë rëndësi për francezët”, deklaroi Ministri i Brendshëm, francez.

Pas votimit të refuzimit, Olivier Faure, kreu i Partisë Socialiste të Francës (PS), tha se ministri i brendshëm ishte "mohuar" dhe Darmanin duhej të nxirrte përfundimet e nevojshme.

"Është koha për të punuar në një projekt-ligj që është në përputhje me parimet republikane. Të huajt nuk duhet të shihen si të dyshuar”, deklaroi Faure.

Olivier Dussopt, ministri i Punësimit, ra dakord me kolegun e tij të kabinetit Darmanin.

"Shumë deputetë që kanë bërë thirrje për një debat mbi emigracionin për muaj dhe muaj të tërë, sapo e kanë mohuar vetes debatin," tha ai në një konferencë për shtyp.

Jordan Bardella, president i partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National, i cili mbështeti rrëzimin e projektligjit sepse donte legjislacion më të ashpër të imigracionit, bëri thirrje që Darmanin të jepte dorëheqjen. Projektligji i imigracionit, një pikë kryesore e mandatit të dytë të Macron në detyrë, ka ndezur protesta dhe argumente të nxehta politike për më shumë se një vit dhe është kritikuar rëndë si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Projektligji përmban një sërë masash, duke përfshirë teste të detyrueshme gjuhësore për të huajt që aplikojnë për qëndrim afatgjatë, duke u kërkuar atyre të provojnë se kanë zotëruar një nivel minimal të frëngjishtes. Aktualisht, kalimi i një testi gjuhësor kërkohet vetëm për ata që kërkojnë shtetësi.

Legjislacioni do të lejonte gjithashtu dëbimin më të lehtë të njerëzve që janë vendosur në Francë, por "nuk respektojnë vlerat e republikës", duke përfshirë ata të dënuar për krime të caktuara, dhe ul moshën në të cilën të huajt mund të dëbohen. Senati, dhoma e lartë e Francës, e cila kontrollohet nga e djathta, e miratoi projektligjin muajin e kaluar pasi shtoi amendamentet që ngurtësuan disa elementë kryesorë të legjislacionit. Këto përfshinin heqjen e kujdesit shëndetësor të financuar nga shteti për punëtorët pa dokumente, kufizimin e të drejtave për shtetësi dhe ashpërsimin e rregullave për anëtarët e familjes për t'u vendosur në Francë.

marine le pen gerald darmanin

Sondazh

Poll