Bota

Numri i lartë i aksidenteve rrugore, BE ndryshon rregullat për marrjen e lejes së drejtimit

Ata ranë dakord që patentat e drejtimit duhet të jenë të vlefshme për të paktën 15 vjet për motoçikletat, makinat dhe traktorët dhe pesë vjet për kamionët dhe autobusët.

11 Dhjetor 2023, 22:02 Nga A.TH
Numri i lartë i aksidenteve rrugore, BE ndryshon rregullat për marrjen
Foto ilustruese

BRUKSEL- Me më shumë se 20,000 njerëz që humbin jetën çdo vit në aksidente rrugore në BE, komiteti i transportit vendosi të shtrëngojë kuadrin ligjor për lejet e drejtimit, duke i bërë ato të vlefshme për 15 vjet, si dhe kontrolle mjekësore më të rrepta dhe më të shpeshta. Në veçanti, eurodeputetët e komitetit të transportit dhe turizmit miratuan rishikimin e rregullave të BE-së për leje drejtimi me 22 vota pro, 21 kundër dhe dy abstenime. Ata ranë dakord që patentat e drejtimit duhet të jenë të vlefshme për të paktën 15 vjet për motoçikletat, makinat dhe traktorët dhe pesë vjet për kamionët dhe autobusët, me disa përjashtime.

Ata propozuan gjithashtu që të bëhen të detyrueshëm kontrollet shëndetësore gjatë dhënies dhe rinovimit të lejeve të drejtimit.
Sipas rregullave të propozuara, drejtuesit e rinj duhet t'i nënshtrohen një testi drejtimi prej të paktën çdo dy vjet, gjatë të cilit do të ketë disa kufizime, duke përfshirë dënime më të ashpra për drejtimin e pasigurt dhe një kufi deri në 0,2 g/l alkool gjatë drejtimit të automjetit. Përdorimi i sigurt i telefonit gjatë vozitjes, drejtimi në kushte dëbore dhe rrëshqitëse, rreziqet në pikat e verbra, sistemet e ndihmës së shoferit dhe përdorimi i automjetit në lidhje me mjedisin dhe emetimet duhet të jenë gjithashtu pjesë e testeve të shoferit.

be

Sondazh

Poll