Bota

Vëllai i Liridonës: Po na thërrasin njerëz për të ofruar informacione për vrasjen, drejtohuni organeve të drejtësisë, jo familjes

Ademaj i ka bërë lutje personave që kanë informacione në "Facebook" e që janë të lidhura me rastin e vdekjes tragjike të Liridonës t’i ndajnë me policinë e prokurorinë dhe jo me familjen Ademaj.

11 Dhjetor 2023, 22:21 Nga h.k
Vëllai i Liridonës: Po na thërrasin njerëz për të
Foto ilustruese

KOSOVË-Vëllai i Liridona Ademjat, Leonardi, ka thënë se ditëve të fundit janë duke u kontaktuar nga njerëz të ndryshëm të cilët u kanë ofruar informacione për vrasjen e saj. Ademaj i ka bërë lutje personave që kanë informacione në "Facebook" e që janë të lidhura me rastin e vdekjes tragjike të Liridonës t’i ndajnë me policinë e prokurorinë dhe jo me familjen Ademaj.

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Ai ka thënë se interesi i tyre është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Ademaj.

vrasja e liridones

Sondazh

Poll