Bota

U shmang një tragjedi, operacioni i shpëtimit të 56 emigrantëve në Greqi

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Patrulla e Rojës Bregdetare, e cila ka lokalizuar varkën dhe e ka shoqëruar në portin e Kavonisit, ku është ankoruar i sigurt. 

11 Dhjetor 2023, 22:34 Nga h.k
U shmang një tragjedi, operacioni i shpëtimit të 56
Foto ilustruese

GREQI-Gjithsej 56 emigrantë u gjetën nga autoritetet në Kretën jugore në dy incidente të ndryshme. Mesditën e së hënës, Autoriteti Portual i Chania u njoftua për ekzistencën e një varke me vela me të huaj në bord, e cila ndodhej në pozitë të vështirë, në zonën më të gjerë detare të Kissamos, Chania. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Patrulla e Rojës Bregdetare, e cila ka lokalizuar varkën dhe e ka shoqëruar në portin e Kavonisit, ku është ankoruar i sigurt. 

Në bord ndodheshin 41 të huaj (39 burra dhe 2 gra), të cilët pas zbarkimit u dërguan në ambientet e akomodimit. Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual Chania, ndërsa mjeti lundrues është sekuestruar, thuhet në mediat greke.

Në një tjetër incident mesditën e së hënës, Autoriteti Portual i Chania u njoftua nga efektivët e policisë së Gavdos, për zbulimin e 15 të huajve (të gjithë meshkuj) në plazhin e Trypitit në Gavdos. Të huajt u dërguan në portin e Karave të Gavdos dhe prej andej do të merren në orët e para të së martës dhe do të transferohen në portin e Chora Sfakion. Një hetim paraprak për këtë ngjarje po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual i Chania.

operacion shpetimi

Sondazh

Poll