Bota

Shkencëtarët vënë alarmin: Mos kërkoni këshilla mjekësore nga ChatGPT të Inteligjencës Artificiale

ChatGPT, chatbot eksperimental i AI i OpenAI, u lançua në nëntor 2022 dhe u bë aplikacioni i konsumatorit me rritjen më të shpejtë në histori, me afro 100 milionë njerëz që u regjistruan brenda dy muajve.

11 Dhjetor 2023, 22:09 Nga A.TH
Shkencëtarët vënë alarmin: Mos kërkoni këshilla
ChatGPT

SHBA- Të gjithë ne kemi përdorur pak a shumë Google për këshilla mjekësore kur shqetësohemi për një çështje shëndetësore, por së fundmi shumë preferojnë ChatGPT. Por sa e sigurt është kjo? Studiuesit e Universitetit Long Island thonë se nuk është e sigurt. Ata bënë 39 pyetje në lidhje me ilaçet në versionin falas të chatbot-it të inteligjencës artificiale.

Përgjigjet e softuerit më pas u krahasuan me përgjigjet e shkruara dhe të rishikuara nga farmacistë të trajnuar. Studimi zbuloi se ChatGPT dha përgjigje të sakta vetëm për rreth 10 prej pyetjeve, ose rreth një të katërtën e totalit. Për 29 të tjerat, përgjigjet ishin të paplota ose të pasakta ose nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve. Gjetjet u prezantuan javën e kaluar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Farmacistëve të Sistemit Shëndetësor në Anaheim, Kaliforni. ChatGPT, chatbot eksperimental i AI i OpenAI, u lançua në nëntor 2022 dhe u bë aplikacioni i konsumatorit me rritjen më të shpejtë në histori, me afro 100 milionë njerëz që u regjistruan brenda dy muajve.

“Duke pasur parasysh këtë popullaritet, interesi i studiuesve u ndez nga shqetësimet se studentët e tyre, farmacistët e tjerë dhe konsumatorët e zakonshëm do t'u drejtoheshin burimeve si ChatGPT për të bërë pyetje në lidhje me shëndetin dhe mjekimin”, tha Sarah Grossman për CNN, profesore e praktikës së farmacisë në Universitetin Long Island dhe një nga autorët e studimit.

Një zëdhënës i OpenAI, kompania që zhvillon ChatGPT, tha se kompania këshillon përdoruesit të mos mbështeten tek përgjigjet për tëë zëvendësuar këshillat ose trajtimin mjekësor profesional.

chatgpt sarah grossman

Sondazh

Poll