Sport

Dinamo e nis mire, por Vllaznia e përmbyt “nëndetësen” në Shkodër!

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 20 pikëve pas 16 ndeshjesh ndërkohë që Dinamo mbetet pas tyre me një pike më pak.

10 Dhjetor 2023, 20:40 Nga DOSJA
Dinamo e nis mire, por Vllaznia e përmbyt

SHKODER - Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Dinamos. Shkodranët e kanë nxjerrë inatin e ndeshjes dhe të gjitha takimeve të tjera, ku nuk kanë marrë rezultatet e dëshiruara. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 5, ku Denison ndëshkoi Vllazninë.

Pjesa tjetër është histori e cila u nis me Cobën në minutën e 11 të takimit. Goditjen e parë të përmbysjes, Dinamos ia dha Gruda në minutën e 32. Me nisjen e pjesës së dytë, Bekim Balaj mbylli llogaritë e takimit me golin e shënuar në minutën e 55.

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 20 pikëve pas 16 ndeshjesh ndërkohë që Dinamo mbetet pas tyre me një pike më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll