Sport

VIDEO / Tottenham i jep fund krizës, shkatërron 4-1 Newcastle!

Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 30 pikë, tri më pak se City. Ndërkohë, bardhezinjtë e Eddie Howe, që në mesjavë presin Milanin për llogari të Champions League, mbeten në kuotën e 26 pikëve.

10 Dhjetor 2023, 20:23 Nga DOSJA
VIDEO / Tottenham i jep fund krizës, shkatërron 4-1 Newcastle!

ANGLI  - Tottenham i jep fund krizës me një sukses të bukur 4-1 përballë Newcastle. Skuadra e Ange Postecoglou u rikthye te fitorja pas kishte marrë vetëm një pikë në pesë takimet e fundit. Duke humbur terren me kryesuesit, por Spurs nuk u përmbajtën përballë një kundërshtari të vështirë. Kapiteni Son ishte protagonist në dy golat e pjesës së parë.

Koreani dhuroi asistet vendimtare për Destiny Udogie (26’) dhe Richarlison (38’). Ky i fundit gjeti golin e dytë personal pas një ore lojë, ndërkohë që “pokeri” u kompletua nga penalltia e Son (85’).

Në fund pati kohë edhe për golin e nderit të bardhezinjve, për të cilët shënoi Joelinton në minutat shtesë. Zero pikë dhe 7 gola të pësuar nga Newcastle në dy ndeshjet e fundit në kampionat.

Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 30 pikë, tri më pak se City. Ndërkohë, bardhezinjtë e Eddie Howe, që në mesjavë presin Milanin për llogari të Champions League, mbeten në kuotën e 26 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll