Sport

VIDEO / Leverkusen vazhdon serinë pa humbje, barazon me Stuttgartin!

Pas kësaj përballjeje Stuttgart renditet në vend të tretë me 31 pikë, teksa Leverkusen kryeson me 36 pikë, katër më shumë se Bayern i vendit të dytë.

10 Dhjetor 2023, 18:05 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkusen vazhdon serinë pa humbje, barazon me Stuttgartin!

GJERMANI - Stuttgart-Bayer Leverkusen ndajnë pikët në javën e 14-të të Bundesliga, në një sfidë që ishte shumë e luftuar. Takimi u zhbllokua në minutën e 40-të, me Fuhrich që kaloi vendasit në avantazh.


Ndërsa në nisje të pjesës së dytë, në minutën e 47-të Wirtz barazoi për miqtë. Në minutat në vijim, të dyja skuadrat vazhduan me sulmet, megjithatë ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Pas kësaj përballjeje Stuttgart renditet në vend të tretë me 31 pikë, teksa Leverkusen kryeson me 36 pikë, katër më shumë se Bayern i vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll