Sport

VIDEO / Chelsea nuk ka shpëtim, as me Brojën në formacion!

Mundet 2-0 nga Evertoni që pas këtij takimi, ata renditet në vend të 17-të me 13 pikë, teksa Chelsea në vend të 12-të me 19 pikë.

10 Dhjetor 2023, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea nuk ka shpëtim, as me Brojën në formacion!

ANGLI - Everton mposht Chelsea-n me rezultatin 2-0 në javën e 16-të të Premier League. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 54’ që Doucoure të zhbllokonte takimin dhe të kalonte vendasit në avantazh.


Ndërsa në minutën e 90+2’ Dobbin realizoi golin e dytë për vendasit dhe vulosi këtë sfidë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi këtë takim si titullar dhe luajti deri në minutën e 67’.


Pas këtij takimi, Everton renditet në vend të 17-të me 13 pikë, teksa Chelsea në vend të 12-të me 19 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll