Sport

SUPERLIGA / Zhgënjen sërish Tirana, Laçi barazon avantazhin e bardhebluve!

Erzeni dhe Kukësi janë ndarë në paqe duke mos arritur më shumë se barazimi 0-0.

10 Dhjetor 2023, 18:36 Nga DOSJA
SUPERLIGA / Zhgënjen sërish Tirana, Laçi barazon avantazhin e

LAÇI - Tirana ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes, këtë herë me Laçin. Bardheblutë e kishin ndeshjen në dorën e tyre teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2. Goli i Hasanit dhe më pas i Abazajt vendosi pjesën e parë duke krijuar idenë e fitores për kryeqytetasit.

Por me nisjen e pjesës së dytë, ishte pikërisht autogoli i Najdovskit që ngushtoi diferencat. Në minutat e fundit Melo arriti që të barazojë rezultatin në 2-2. Nga krahu tjetër, Erzeni dhe Kukësi janë nadarë në paqe duke mos arritur më shumë se barazimi 0-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll