Sport

VIDEO / Mirlind Daku i jep fitoren e tetë ekipit të tij në Rusi...

Me këtë sukses, që është i 8-ti për ekipin e Rubin Kazan ku aktivizohet sulmuesi kuqezi, skuadra e tij ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 28 pikëve.

10 Dhjetor 2023, 19:49 Nga DOSJA
VIDEO / Mirlind Daku i jep fitoren e tetë ekipit të tij në

RUSI - Rubin Kazan ka fituar në javën e 18-të të Premier League Ruse me Baltikën e vendit të parafundit me shifrat 0-1.

Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit të kombëtares shqiptare, Mirlind Dakut për të realizuar një super gol dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit të Rubin Kazan dhe fitoren njëkohësisht ekipit të tij pasi rezultoi goli i vetëm në fund të 90-minutëshit.

Me këtë sukses, që është i 8-ti për ekipin e Rubin Kazan ku aktivizohet sulmuesi kuqezi, skuadra e tij ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 28 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll