Sport

VIDEO / Manchester City rikthehet tek fitorja pas 4 ndeshjesh!

Fulham shkatërron West Ham-in me rezultatin 5-0. Golat e kësaj sfide u realizuan nga Jimenez 22’, Willian 31’, Adarabioyo 40’, Wilson 60 dhe Carlos Vinicius 88’.

10 Dhjetor 2023, 18:01 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City rikthehet tek fitorja pas 4 ndeshjesh!

ANGLI - Manchester City rikthehet te triumfin dhe atë e bën në transfertën e Luton, të cilin e mundi me përmbysje me rezultatin 1-2.

 

 

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 45+2’ me Adebayo dhe morën avantazhin. Megjithatë City barazoi me Silvan në minutën e 62’, teksa Grealish përmbysi rezultatin në minutën e 65’.


Pas kësaj përballje Luton renditet në vend të 18-të me 9 pikë, teksa City në vend të katërt me 33 pikë.


Ndërsa Fulham shkatërron West Ham-in me rezultatin 5-0. Golat e kësaj sfide u realizuan nga Jimenez 22’, Willian 31’, Adarabioyo 40’, Wilson 60 dhe Carlos Vinicius 88’.

Pas ndeshjes së javës së 16-të, Fulham renditet në vend të 10 me 21 pikë, teksa West Ham në vend të 9 me 24 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll