Bota

“Ke hapur kutinë e Pandorës”/ Trump paralajmëron Biden: Ke bërë diçka shumë të tmerrshme, ki kujdes

Trump u shpreh se “Biden ka bërë diçka shumë të tmerrshme”.

10 Dhjetor 2023, 08:14 Nga A.B
“Ke hapur kutinë e Pandorës”/ Trump paralajmëron
Donald Trump

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Presidentin amerikan Joe Biden se “është hapur kutia e Pandorës”. Referuar akuzave që janë ngritur ndaj tij, Trump u shpreh se “Biden ka bërë diçka shumë të tmerrshme”.

Ai ka hapur një kuti të Pandorës që nuk do të lejojë kurrë që vendi ynë të jetë i njëjtë. Unë mund t’i them vetëm ketë, Joe: Ki shumë kujdes se çfarë dëshiron, por ajo që ti ke bërë është një gjë e tmerrshme,” tha Trump para rreth 1000 të ftuarve të mbledhur.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga Klubi Republikan i të rinjve të Nju Jorkut.

“Unë jam duke u akuzuar për ju. Këto nuk janë aktakuza në kuptimin tradicional. Këto janë padi të Bidenit kundër kundërshtarit të tyre politik” tha 77-vjeçari.

donald trump joe biden

Sondazh

Poll