Bota

VIDEO- Publikohen pamje nga darka e fundit e Liridonës me familjen: Naimi rrinte në telefon, në restorant futet edhe Granit Plava

Siç shihet në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, ajo çfarë të tërheq vëmendjen është Naimi, i cili ishte duke shkruar në telefon shumicën e kohës.

9 Dhjetor 2023, 22:19 Nga r.ll
VIDEO- Publikohen pamje nga darka e fundit e Liridonës me familjen: Naimi
granit plava, liridona ademaj

KOSOVË- Janë publikuar pamje të reja nga darka e fundit për Liridona Ademajn me familjen e saj. Siç shihet në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, ajo çfarë të tërheq vëmendjen është Naimi, i cili ishte duke shkruar në telefon shumicën e kohës.

Në të njëjtën kohë sipas videove në restorant ishte futur edhe autori i vrasjes së Liridonës, Granit Plava.

Kujtojmë se deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale "vrasje e rëndë".

Gjithashtu sot u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës. 

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

liridona ademaj naim murseli granit plava

Sondazh

Poll