Bota

Izraeli përshëndet veton e SHBA në OKB/ Netanyahu: Lufta e drejtë për të eliminuar Hamasin do të vazhdojë

Një ditë më parë, përmes vetos së SHBA dhe abstenimit të Mbretërisë së Bashkuar, në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, u rrëzua rezoluta e cila kërkonte armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Një ditë më parë, përmes vetos së SHBA dhe abstenimit të Mbretërisë së Bashkuar, në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, u rrëzua rezoluta e cila kërkonte armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës

9 Dhjetor 2023, 22:14 Nga r.ll
Izraeli përshëndet veton e SHBA në OKB/ Netanyahu: Lufta e
benjamin netanyahu

IZRAEL- Pavarësisht kritikave të faktorit ndërkombëtar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh sot i palëkundur në planet për të eliminuar Hamasin.

"Lufta e drejtë që Izraeli po bën në Rripin e Gazës për të eliminuar Hamasin do të vazhdojë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke përshëndetur pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Netanyahu iu përgjigj edhe vendeve kritike ndaj luftës. Sipas tij, nuk mund të kërkosh edhe eliminimin e Hamasit, edhe t’i japësh fund luftës, shkruajnë mediat e huaja. 

"Vendet e tjera duhet të kuptojnë se ne nuk mund të mbështesim nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të bëjmë thirrje për t'i dhënë fund luftës, e cila do të pengonte eliminimin e Hamasit. Kështu që Izraeli do të vazhdojë luftën e tij të drejtë për të eliminuar Hamasin”, shtoi kryeministri i Izraelit.

Një ditë më parë, përmes vetos së SHBA dhe abstenimit të Mbretërisë së Bashkuar, në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, u rrëzua rezoluta e cila kërkonte armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Vendet e botës arabe reaguan të zhgënjyera nga ky vendim, ndërsa SHBA argumentoi se konfliktit në Lindjen e Mesme i duhet dhënë fund një herë e përgjithmonë.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll