Bota

Tensione në vendet afrikane/ Presidenti i Kongos krahason homologun e tij në Ruanda me Hitlerin

Tshisekedi, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, e ka akuzuar Ruandën për mbështetjen e rebelëve në lindje të vendit të tij, gjë që Kagame e ka mohuar gjithmonë.

9 Dhjetor 2023, 22:35 Nga A.TH
 
Tensione në vendet afrikane/ Presidenti i Kongos krahason homologun e tij
felix tshisekedi, paul kagame


KONGO- Udhëheqësi i Republikës Demokratike të Kongos i ka çuar në një nivel tjetër sulmet e tij retorike ndaj homologut të Ruandës, duke e krahasuar atë me Adolf Hitlerin. Félix Tshisekedi tha se Paul Kagame po sillej si Hitleri.

“Unë premtoj se ai do të përfundojë si Hitleri", deklaroi ai. Tshisekedi, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, po i drejtohej një mitingu në Bukavu, afër kufirit të Ruandës.  Ai shpesh e ka akuzuar Ruandën për mbështetjen e rebelëve në lindje të vendit të tij, gjë që Kagame e ka mohuar gjithmonë.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i qeverisë së Ruandës i përshkroi komentet e presidentit kongolez si një kërcënim me zë të lartë dhe të qartë.

Më pak se dy javë larg nga zgjedhjet, Tshisekedi po përpiqet të fitojë mbështetjen për një mandat të dytë. Pavarësisht përpjekjeve për të shuar dhunën, e cila ka përfshirë marrëveshjet e armëpushimit dhe praninë e trupave rajonale dhe të OKB-së, të cilët tani po largohen, pasiguria është ende e përhapur në lindje të vendit.

Një mori grupesh të armatosura kanë shkaktuar kaos, duke përfshirë rebelët M23 të udhëhequr nga Tutsi, të cilët Tshisekedi është shprehur se mbështeten nga Ruanda.

Kagame ka hedhur poshtë gjithmonë pretendimet e Tshisekedit duke e akuzuar si një nxitës lufte. Kagame ka qenë figura politike dominuese në Ruandë që nga fundi i gjenocidit të vitit 1994, në të cilin rreth 800,000 njerëz u masakruan nga ekstremistët etnikë Hutu që synonin pakicën Tutsi.

paul kagame félix tshisekedi

Sondazh

Poll