Bota

Putin bisedë telefonike me presidentit egjiptian: Po punojmë për një armëpushim në Gaza

Komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij në këtë drejtim, duke marrë parasysh rëndësinë e përpjekjeve të bashkërenduara ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe globale të çështjes palestineze Sipas dy presidentëve zgjidhja është bazuar në njohjen e dy shteteve në përputhje me vendimet përkatëse të legjitimitetit ndërkombëtar.

9 Dhjetor 2023, 18:09 Nga A.TH
Putin bisedë telefonike me presidentit egjiptian: Po punojmë për
Vladimir Putin

RUSI- Situata në Gaza dhe ekuilibri gjeopolitik i të gjithë Lindjes së Mesme ishin në qendër të një telefonate nga presidenti rus Vladimir Putin me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Zëdhënësi i presidentit egjiptian, Ahmed Fahmy raportoi se Sisi e informoi presidentin rus për përpjekjet ende në vazhdim nga pala egjiptiane për të nxitur një armëpushim të qëndrueshëm dhe për të bërë gjithçka në fuqinë e tij për t'i ofruar Rripit të Gazës sasinë më të madhe të mundshme të ndihmës.

“Të dy presidentët, ranë dakord të vazhdojnë punën seriozisht për një armëpushim dhe që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij në këtë drejtim, duke marrë parasysh rëndësinë e përpjekjeve të bashkërenduara ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe globale të çështjes palestineze”, tha zëdhënësi.

Sipas dy presidentëve zgjidhja është bazuar në njohjen e dy shteteve në përputhje me vendimet përkatëse të legjitimitetit ndërkombëtar, shkruajnë mediat e huaja. 

Së fundmi, Rusia i ka rritur përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës, madje presidenti rus udhëtoi jashtë vendit, një udhëtim mjaft i rrallë qëkur gjykata ndërkombëtare e akuzoi atë për krime luftë në Ukrainë. Putin udhëtoi drejt Lindjes së Mesme, ku takoi disa prej drejtuesve të këtyre vendeve. Por pavarësisht përpjekkjeve diplomatike, vetoja e SHBA-së në Këshillin e Sigurisë të OKB-së ka shuar shpresat se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

vladimir putin abdel fattah al-sissi

Sondazh

Poll