Aktualitet

Sërish tërmet në Korçë, dy lëkundje në pak minuta trondisin qytetin

2 Nëntor 2019, 19:21 Nga DOSJA

KORÇË– Dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme kanë tronditur qytetin e Korçës pasditen e sotme. Sipas të dhënave të publikuara në IGJEUM, njëri ka rënë në orën 18:29 pranë Bilishtit të Korçës kursë tjetri në orën 18:31 pranë Nikolicës, në të njëjtin qytet.

Lëkundja e fundit është regjistruar me një magnitudë 2.7 ballë, e lehtë në krahasim me tronditjet që ka apsur së fundmi qyteti i Korçës. Nuk bëhen me dije dëme material apo në njerëz nga këo lëkundje.

Korça është goditur sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm nga disa tërmete me magnitudë 3.3, 3.2, 2.3 dhe disa më të dobët. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.

Gjithashtu dy ditë më parë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.7 ballë, goditi Korçë..  Qytetarët në panik, braktisën banesat dhe u raportua për dëme të konsiderueshme materiale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne korce termet ne korce

Sondazh

Poll