
KORÇË- Pas tërmetit 5,2 i shkallës Rihter që shkundi Korçën ditën e djeshme, disa tërmete të tjera godasin sërish qytetin juglindor.
Korça është goditur sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm nga disa tërmete me magnitudë 3.3, 3.2, 2.3 dhe disa më të dobët. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.
Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit kanë ndierë lëkundjet.
Ndërkohë, Prefekti Dhori Spirollari ka deklaruar një ditë pas tërmetit 5.2 ballë në Korçë, se nuk ka dëme të shtuara nga tërmeti i djeshëm në Korçë.
“Nuk ka dëmë të shtuara nga tërmeti i djeshëm, janë thelluar dëmet në 6 banesa, në QafëZezë e 4 në Vidohovë”, u shpreh Spirollari.
Lëkundjet të lehta janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë.
(a.m/dosja.al)